Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti Shefi i Zyres finlandeze në Prishtinë, Markku Laamanen
, 30.06.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kole Berisha, pati takimin e parë me shefin e Zyrës finlandeze në Prishtinë, Markku Laamanen. Pjesa më e madhe e bisedës në takim iu kushtua mundësve të intensifikimit të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës pas marrjes së kryesisë së radhës së BE-së nga ana e Finlandës.
Diplomati finlandez Laamanen, vlerësoi lartë ndryshimet pozitive dhe reformat që po realizohen në Kuvendin e Kosovës nën drejtimin e kryeparlamntarit Berisha. Është me rëndësi të vazhdohet me këtë tempo, tha diplomati finlandez, sepse kështu realizohet roli shumë i rëndësishëm që ka parlamenti në një shoqëri demokratike, e në këtë rast roli që ka në proceset aktuale në Kosovë.
Krahas planit të realizimit të standardeve, kryetari i Kuvendit paraqiti edhe hapat konkretë që po bëhen për realizim praktik të reformave. Ai uroi institucionet e finlandeze për sa me shumë rezultate gjatë mandatit të sapofilluar të kryesuesit të ardhës të BE-së dhe shprehu dëshirën që Kosova dhe Ballkani të jenë pjesë e agjendave intensive gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Diplomati nga Finlanda paraqiti disa nga prioritet e kryesisë finlandeze që do të ndjek gjatë mandatit, ndërsa sa i përket Kosovës, ai tha se mbi të gjitha do përkrahet puna e ekipit të z. Ahtisari, lidhur me statusin e Kosovës. Do të mundohemi që brenda vendeve anëtare të BE-së të harmonizohen sa më shumë qëndrimet dhe të flitet me një zë, sa i përket Kosovës. Ai bëri të ditur se është duke u përgatitur një program i veçantë i mbështetjes ekonomike për Kosovën, ndërsa orientimi kryesor, tha ai, është që rajoni të ketë qëndrueshmëri dhe paqe.
Në bazë të interesimit të diplomatëve nga Zyra finlandeze, kryeparlamentari berisha shpjegoi për angazhimet aktuale dhe principet kryesor t punës në Grupin Negociator, ofertën gjeneroze për komunitetet,vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me ekipin e Ahtisarit, pavarësisht nga obstruksionet e Beogradit, si dhe tiparet kryesore që do të ketë Kosova pas statusit të pavarësisë.