Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti ministrin Slavisha Petkoviq

, 30.06.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me z. Sllavisha Petkoviq, i cili kërkoi këtë takim në emër të Partisë Demokratike Serbe dhe si ministër për Kthim e Komunitete. Ministri Petkoviq shoqërohej edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Dejan Jankoviq dhe bashkëpunëtorët.

Në këtë takim dy çështje ishin kryesore, përmirësimi i kushteve për deputetët e kësaj partie të cilët janë kthyer në Parlament, si dhe procesi i kthimit të qytetarëve në Kosovë.

Gjatë prononcimit para mediave kryeparlamentari Berisha theksoi se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve për deputetët, sidomos për krijimin e hapësirës së nevojshme për punë normale. Në takim ishte theksuar se kundruall deputetëve të kësaj partie , ata të LSKM-së gëzojnë disa privilegje sa i përket logjistikës dhe zyrave që shfrytëzojnë.

Slavisha Petkoviq, deklaroi se është e nevojshme një punë edhe më e madhe në Qeveri dhe parlament në të gjitha segmentet për të mirën e përgjithshme. Siguria në Kosovë, tash nuk është çështje parësore, tani problem thelbësor është çështja ekonomike, theksoi Petkoviq.

Kryeparlamentari Berisha priti ministrin Slavisha Petkoviq