Lajmet e fundit

NJOFTIM

, 30.06.2006




Të dielën, në ambientet e Kuvendit të Kosovës

Shënohet 16-vjetori i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese 

Të dielën, më 2 korrik, në orën 11:00, organizohet shënimi i 16-vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, fton ish-delegatët e Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së legjislaturës 1989-1992, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe deputetët e tashëm të Kuvendit të Kosovës, që të marrin pjesë në shënimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, e cila do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Shënimin e kësaj ngjarjeje do ta madhështojnë me pjesëmarrjen e tyre edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.

Do të ketë një fjalë rasti për rëndësinë e 2 Korrikut dhe një koktej modest.