Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë, të Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit të Kuvendit të Kosovës
, 04.07.2006
Komisioni i Arsimit, i Shkencës, i Teknologjisë, i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit të Kuvendit të Kosovës, të cilin e drejtoi z. Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, mbajti sot një mbledhje të rregullt, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe prezantimi i Projektit të Departamentit të Rinisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit.
Në mbledhjen e cekur, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, të Departamentit të Rinisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, si dhe përfaqësuesit e disa këshillave komunale të të rinjve dhe të shoqërive civile.
Në mbledhjen e lartcekur, raportin e përmendur dhe prezantimin me emërtimin Plani aksional i Kosovës për të rinjtë e paraqiti eksperti i Sekretariatit të planit aksional të Kosovës për të rinjtë, z. Pjeter Huma.
Në prezantim, përveç tjerash u tha se, pasi që Kosova ka popullsinë më të re në Evropë me afro 70% të të rinjve, ky plan aksional ka një rëndësi mjaft të madhe për Qeverinë e Kosovës. Sipas këtij plani, definohen detyrat dhe obligimet e Qeverisë së Kosovës ndaj të rinjve, krijohet bashkëpunimi midis të rinjve dhe Qeverisë, definohet pjesëmarrja e të rinjve të Kosovës në sferat dhe strukturat e veprimit, si për shembull në sektorin e organizatave joqeveritare, në arsim, në vende të punës, në shëndetësi, në sigurimin humanitar dhe social, si dhe në kulturë, në sport dhe në aktivitete të lira. Plani i përmendur aksional i Kosovës për të rinjtë duhet të përfundojnë deri në tetor të vitit vijues e pastaj t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës.