Lajmet e fundit

Nga takimi i deputetes Sahatqija me shefin e OSBE-së, Wnendt

, 04.07.2006




Shefja e Grupit Parlamentar të ORA-s, Teuta Sahatqija, ka pritur në një takim pune ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt. Temë e këtij takimi ishte mundësia e përmirësimit te punës dhe e funksionimit të Kuvendit të Kosovës, si dhe demokratizimi i brendshëm i partive politike parlamentare. Po ashtu u diskutua për çështjet aktuale në vend, të ndërlidhura me procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar ORA theksoi nevojën bashkëpunimit rajonal parlamentar dhe shkëmbimit te përvojave me vendet me të avancuara, sa i përket traditës demokratike.

“Mendoj që bashkëpunimi në mes të parlamenteve, shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi regjional do të ndihmonin në demokratizimin e këtij vendi”, ka thënë Sahatqija pas takimit .

Ambasadori Wnendt ka theksuar nevojën e angazhimit me të madh të të gjitha forcave parlamentare në përmbylljen e kornizës ligjore në Kosovë.

“Ju përgëzoj për punën dhe lëvizjen që po e bëni në Kuvend, ju inkurajoj që të punoni më shumë në implementimin e ligjeve” është shprehur ambasadori Wnendt.