Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 05.07.2006
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për lirinë fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare në Kosovë, me raportin e komisionit funksional-Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, me amendamente, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi lëndën arkivor dhe arkivat nr. 2003/7, me Raportin e komisionit funksional-Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport me amendamente, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për standardizim nr. 2004/12, me Raportin e komisionit funksional-Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente, si dhe Projektligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë, me Raportin e komisionit funksional-Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente.
Komisioni konstatoi se këto katër projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj përkrahu procedimin e mëtejmë të tyre në Kuvend.
Komisioni konstatoi se këto katër projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj përkrahu procedimin e mëtejmë të tyre në Kuvend.