Lajmet e fundit
Seanca plenare e Kuvendit mbahet më 13 korrik
, 06.07.2006
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që Seanca plenare e Kuvendit të mbahet më 13 korrik dhe ka përcaktuar rendin e punës për këtë seancë.
Fillimi i kësaj seance është rezervuar për pyetje të deputetëve për Qeverinë e Kosovës. Pastaj do të vazhdohet me miratimin e ligjeve. Do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për Liritë Fetare, i cili ka ndryshuar shumë pas leximit të parë, si dhe tre projektligje të tjera: Projektligji për ndërprerjen e shtatzënësisë, ai Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndën arkivore dhe arkivat ( Nr. 2003/07), dhe ai Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardizim ( Nr. 2004/12).
Në po këtë seancë kryeministri Çeku do të raportojë për punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës, kurse deputetët do të kenë rast të debatojnë për rreth dy orë për raportin e paraqitur.
Kryesia ka vendosur me shumicë votash që deputetët të shqyrtojnë edhe raportin me rekomandime të Kryesisë për Qendrën Administrativo-protokollare në Gërmi, megjithëse pati edhe mendime të tjera për fatin e Qendrës në Gërmi dhe kundërshtime për rekomandimet e propozuara.
Kryeparlamentari Berisha, ndërkaq, i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare se ka përfunduar auditimi i Kuvendit të Kosovës, se e ka pasur në dorë raportin e auditimit, të cilit i ka bërë vërejtjet e nevojshme dhe se çështja ka kaluar në procedurë të mëtutjeshme.
Në vazhdimin e mbledhjes së Kryesisë (pa praninë e shefave të grupe e parlamentare) është shqyrtuar Raporti për shpenzimet buxhetore të Kuvendit të Kosovës për periudhën janar-qershor 2006, është tumirë rekomandimi i Komisionit për legjislacion për pajisjen e deputetëve me kartela të reja (në funksion të theksimit të imunitetit të deputetit), si dhe është vendosur që me një shumë simbolike të ndihmohen fëmijët e fshatit SOS – Kinderdorf në Velani.