Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha prit shefin e Zyrës së OSBE-së, ambasadorin Verner Vnendt
, 06.07.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në një takim shefin e Zyrës së OSBE-së, ambasadorin Verner Vnendt, me bashkëpunëtorë.
Temë kryesore e bisedës ishte bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me OSBE-në dhe nevoja që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim, i cili, sic u konstatua ne kete takim, është treguar efikas deri më sot.
Ambasadori Vnendt shprehu fjalë miradie për ndryshimet pozitive që janë bërë kohëve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe tha se ky nuk është mendim vetëm i tij.
Zoti Vnendt siguroi se Kuvendi i Kosovës do të ketë përkrahjen e OSBE-së për realizimin e pjesës së obligimeve që kërkohen si standarde nga Kuvendi, ndërsa kryetari i Kuvendit, duke falënderuar zotin Vnendt, theksoi se Kuvendi do ta mbajë fjalën dhe në afat do të përmbushë standardet që kërkohen nga legjislativi i vendit.
Ambasadori Vnendt vlerësoi lart pjesëmarrjen dhe angazhimin e Kuvendit të Kosovës në Konferencën Rajonale që u mbajt në Mitrovicë, kushtuar kontrollit të Parlamentit mbi çështjet e sigurisë.
Në takim u bisedua edhe për disa aktivitete të ngjashme të karakterit rajonal, në të cilat do të marrë pjesë edhe Kuvendi i Kosovës, siç janë: tryeza për mediat që do të mbahet në Prishtinë, tryeza për çështjet kushtetuese që do të mbahet në Shkup, e të tjera.
Duke u përgjigjur në kërkesën e kryetarit të Kuvendit, shefi i Misionit të OSBE-së, Vnendt, premtoi se do të angazhohet maksimalisht për të bërë një zgjidhje për Institutin e Gjyqësisë, sepse pa zhvendosjen e këtij insistuti, nga lokacioni në të cilin ndodhet, nuk po mund të bëhet ndërtimi i objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.