Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Kolë Berisha telegram ngushëllimi për vdekjen e Pjetër Arbnorit
, 08.07.2006
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
“Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tronditës për vdekjen e z. Pjetër Arbnori.
Pjetër Arbnoi ishte nga ata burra të mëdhenjtë të kombit i cili me jetën dhe veprën e tij nderoi qytetin tij të lindjes Shkodrën, nderoi Shqipërinë, nderoi shqiptarët. Ishte simboli i sakrificës sublime për ideale. Zoti Pjetër Arbnori jetën dhe shëndetin e tij i vuri para ingranazheve rrënuese të totalitarizmit komunist. Ai mbijetoi tmerret e burgjeve të diktaturës së kuqe në saje të idealeve dhe energjisë së tij shpirtërore.
Ishte mik i demokracisë, ishte mik i madh i lirisë. Këtë e dëshmoi edhe me punën e tij të palodhshme në formimin e institucioneve të reja demokratike në Shqipërinë e pasdiktaturës. Ishte kryetar i parlamentit të parë pluralist në Shqipëri.
Kosova e kujton dhe do ta kujtojë gjithmonë si një vëlla besnik, zë të fuqishëm dhe avokat të palodhshëm për çështjen e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe shëmbëlltyrën e Pjetër Arbnorit.