Lajmet e fundit
Një delegacion i Kosovës merr pjesë në varrimin e Arbnorit
, 10.07.2006
Një delegacion i Kosovës, në përbërje: Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti e Xhavit Haliti, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit, Samet Dalipi, këshilltar i presidentit Sejdiu dhe Behxhet Haliti, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Berisha, ka udhëtuar në Shqipëri, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Pjetër Arbnorit, ish kryetar i Parlamentit të parë pluralist në Shqipëri dhe njëri nga të burgosurit më të njohur politikë të regjimit komunist.