Lajmet e fundit
Edhe dy pika shtesë për Seancën plenare të 13 korrikut
, 11.07.2006
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, mbajti një takim konsultativ me shefat e grupeve parlamentare, lidhur me plotësimin e rendit të ditës për Seancën plenare të 13 korrikut.
Është arritur pajtimi që pika të reja të rendit të ditës së Seancës plenare të jenë : shqyrtimi i propozimit të procedurave për emërimin e anëtarit të pestë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për media dhe shqyrtimi i rekomandimit të kandidatëve për postin e drejtorit të Agjencionit Kosovar të Antikorrupsionit.
Në takim është thënë se të dy pikat kanë të bëjnë me plotësimin e standardeve për Kosovën.
Derisa në këtë seancë do të votohet për drejtorin Agjencionit Kosovar të Antikorrupsionit (sipas propozimit të Komisionit të Agjencionit), për anëtarin e pestë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për media do të votohet në ndonjë seancë tjetër, pasi që të arrijnë propozimet për kandidatë, nga radhët e grupeve parlamentare.
Është vendosur, ndërkaq, që në ty dy rastet votimi të jetë i fshehtë, kurse zgjidhet kandidati, i cili fiton shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në seancë.