Lajmet e fundit
Deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, lidhur me largimin e deputetëve të opozitës nga seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës
, 13.07.2006
Seanca e sotme është përgatitur sikur edhe të gjitha seancat e deritashme, që nënkupton se është bërë në konsultime paraprake të shefave të grupeve parlamentare në mbledhjen e përbashkët me Kryesinë e Kuvendit.
Në funksion të përgatitjes së kësaj seance dhe të përcaktimit të rendit të ditës, janë mbajtur dy mbledhje të Kryesisë së Kuvendit bashkë me shefat e grupeve parlamentare. Për secilën pikë të rendit të ditës është marrë pëlqim unanim i anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe i shefave të grupeve parlamentare. Kjo ka të bëjë edhe me përcaktimin e kohëzgjatjes së debatit rreth raportit të punës 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, me rastin e vendosjes për kohëzgjatjen e debatit për punën e Qeverisë, ka pyetur secilin pjesëmarrës në mbledhje veç e veç dhe, të gjithë, qoftë anëtarët e Kryesisë e qoftë shefat e grupeve parlamentare, janë pajtuar se kohëzgjatja prej dy orësh është e mjaftueshme. Duhet cekur edhe këtë se Qeveria dhe pikërisht Kryeministri vetë kanë qenë të interesuar të paraqesin raportin e punës para deputetëve të Kuvendit.
Kjo që u tha më lart u dëshmua edhe nga vetë përfaqësuesit e PDK-së dhe të ORA-s në fillim të seancës së sotme. Do të thotë, ata pranuan se ka qenë qëndrim i të gjithëve në Kryesi dhe i shefave të grupeve parlamentare për këtë kohëzgjatje prej dy orësh. Ndërkaq, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, respektivisht rregullës 6, pika 2, Kryesia “rishikon dhe përgatit rendin e ditës të mbledhjes së radhës të Kuvendit dhe merr pëlqimin nga grupet parlamentare për formën dhe për kohëzgjatjen e diskutimit për një çështje të caktuar të punës”. Kryesia këtë edhe e ka bërë në mbledhjet e saj të datës 6 korrik dhe 11 korrik 2006. Rregulla 23, pika 2 e Rregullores, thotë: “Në fillim të seancës, propozimi i rendit të ditës do të konsiderohet i miratuar, përveç nëse një ose më shumë grupe parlamentare apo gjashtë anëtarë të Kuvendit, i propozojnë me shkrim Kryetarit një amendament në rendin e ditës, i cili hidhet në votim”. Ndërkaq, kjo nuk ka ndodhur në seancën e sotme.
Përfundimisht, procedimi paraprak nga Kryesia lidhur me rendin e ditës dhe procedimi në seancë plenare është bërë rigorozisht konform dispozitave të Rregullores. Mirëpo, insistimi i disa deputetëve të opozitës për kohë më të gjatë të debatit lidhur me raportin e punës së Qeverisë konteston pa te drejte vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësimin e subjektit përkatës në këtë Kryesi si nga ana e anëtarit të Kryesisë, po ashtu edhe të shefit të grupit parlamentar.