Lajmet e fundit

Nga punimet e Seancës plenare

, 13.07.2006




Sa po është hedhur në votim rendi i ditës për Seancën e sotme plenare, i miratuar në mbledhjet e Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare më 6 dhe 11 korrik dhe ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm në seancë, deputetët e tre grupeve parlamentare, nga radhët e opozitës, në mënyrë demonstrative e kanë braktisur seancën e sotme. Shkas i gjithë kësaj ishte se deputetët e opozitës (Grupi Parlamentar i PDK-së, ai i ORA-s dhe ai “Për integrim” kanë kundërshtuar rendin e ditës të miratuar nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me shefat e të gjitha grupeve parlamentare. Ata kanë këmbëngulur që debati për raportin Qeverisë për punën 100 ditëshe të saj, të mos kufizohet në dy orë dhe sipas ulëseve në Parlament, por tu lejohet të gjithë deputetëve të flasin nga dhjetë minuta.

Pa praninë e deputetëve nga opozita Seanca plenare ka miratuar sot: Ligjin për Lirinë Fetare në Kosovë dhe atë për Ndërprerjen e shtatzënisë, kurse ka bërë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndën arkivore dhe arkivat ( Nr. 2003/07) dhe të Ligjit për standardizim (Nr. 2004/12).

Deputetët, po sot, kanë miratuar procedurat për emërimin e anëtarit të pestë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, kurse ditën e premte do të vazhdojnë me shqyrtimin e Raportit për punën 100 ditësh të Qeverisë së Kosovës, me shqyrtimin e raportit me rekomandime të Kryesisë për Qendrën Administrativo–Protokollare në Gërmi, si dhe me do të zgjedhin drejtorin e Agjensionit Kosovar të Antikorrupsionit.

Nga punimet  e Seancës plenare