Lajmet e fundit
Nga punimet e Seancës plenare
, 14.07.2006
Pas takimit të sotëm të kryeparlamentarit Berisha me anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare është arritur marrëveshja për kohëzgjatjen e debatit për punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës (dhjetë minuta për çdo deputet), seanca ka filluar me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve parlamentare, kurse kryeministri Çeku e ka paraqitur Raportin për punën e Qeverisë.
Ai e ka vlerësuar pozitivisht punën e ekzekutivit të vendit, të cilin e udhëheq dhe punën e ministrave të resorëve, duke pohuar se në të shumtën e rasteve janë arritur parametrat e synuar.
Deputetët nga radhët e pozitës kryesisht e kanë vlerësojnë pozitivisht punën e Qeverisë së Kosovës, me ndonjë vërejtje se në raport nuk është përfshirë ndonjë aktivitet i suksesshëm i Qeverisë në terren.
Në anën tjetër, deputetët e opozitës, gati an-bllok, i kanë bërë shumë vërejtje dhe kritika të shumta Qeverisë, duke e quajtur të pasuksesshme punën e ekzekutivit të vendit.