Lajmet e fundit

Nga dita e tretë se Seancës plenare

, 17.07.2006




Në ditën e tretë të Seancës plenare deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar sot Raportin me Rekomandime të Kryesisë për Qendrën Administrativo–Protokollare në Gërmi dhe pas një debati të gjatë dhe shterues me argumente dhe kundërargumente për nevojën e ngritjes së një objekti të tillë dhe çështjen e procedurave të zbatuara për fillimin e saj, me shumicë votash është vendosur që të vazhdojë ndërtimi i Qendrën Administrativo–Protokollare në Gërmi. Çështja e procedurave për fillimin e ndërtimit të objektit (nga koha e Legjislaturës së parë), u mbetet organeve kompetente, është thënë në Seancën plenare, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Deputetët po sot kanë shqyrtuar edhe Rekomandimin për kandidatët për drejtor të Agjensionit Kosovar të Antikorrupsionit, dhe me shumicë votash e kanë zgjedhur Hasan Pretenin drejtor të këtij agjencioni.

Nga dita e tretë se Seancës plenare