Lajmet e fundit

Takim trepalësh në ASHAK për të gjetur zgjidhje rreth fillimit të punëve për ngritjen e ndërtesë së re

, 19.07.2006




Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është mbajtur një takim trepalësh, në të cilin morën pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, shefi i OSBE-së, Verner Wnendt, si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovë, akademik Rexhep Ismajli. Temë e këtij takimi ishte gjetja e një zgjidhje për fillimin sa më të shpejtë të objektit të ri të ASHAK-së.

Rexhep Ismajli në fillim foli për historikun e zhvillimit dhe të strukturës organizative të ASHAK-së, si dhe për projektet aktuale në të cilat janë të angazhuar akademikët kosovarë. Në mbarë punët që zhvillon dhe planifikon Akademia, si pengesë e madhe paraqitet lokali, i cili nuk përmbush as kërkesat më elementare për punë normale, theksoi Ismalji.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha përsëriti thirrjen që sa më shpejt që është e mundur të gjendet zgjidhje për fillimin e punëve për ndërtimin e ndërtesës së re të këtij institucioni me rëndësi të veçantë. Kreu i legjislativit të Kosovës u angazhua që të caktohen saktësisht afatet rreth fillimit të punëve, në mënyrë që të ketë një përgjegjësi më të madhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Në frymë të shpejtimit të punëve për fillimin e ndërtimit të Akademisë u angazhua edhe shefi i OSBE-së, Verner Wnendt. Shefi i OSBE-së premtoi se do të angazhohet maksimalisht që në nja afat sa më të shkurtër të gjendet një zgjidhje për Institutin Gjyqësor të Kosovës, për të krijuar parakushte për fillimin e ndërtimeve, pasi objekti i Akademisë duhet të ngrihet pikërisht në vendin ku është ndërtesa e tashme e këtij Instituti.
Takim trepalësh në ASHAK për të gjetur zgjidhje rreth fillimit të punëve për ngritjen e ndërtesë së re