Lajmet e fundit
Nga dita e dytë e Seancës Plenare të Kuvendit të Kosovës
, 28.07.2006
Në ditën e dytë të Seancës plenare, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, deputetët, nëpërmjet të votimit të fshehtë, kanë zgjedhur z. Adil Pireva, anëtar në Këshillin e Komisionit të Pavarur të Mediave.
Po në këtë seancë, është mbështetur me shumicë votash propozimi i Qeverisë që z. Ali Hamiti të emërohet kryesues i Bordit të Rregullatorit të Energjisë, siç është mbështetur dhe propozimi i ekzekutivit të vendit që z. Altay Suroy të emërohet Zëvendësministër i Drejtësisë.