Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefen e re te Zyrës Amerikane,Tina Kajdanov

, 28.07.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës,z. Kolë Berisha, priti shefen e re të Zyrës Amerikane në Prishtinë, zonjën Tina Kajdanov. Pasi i uroi mirëseardhje në Kosovë, suksese dhe bashkëpunim sa më të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Berisha e njoftoi ate në pika të përgjithshme për punën që është bërë dhe po bëhet në Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë në miratimin e ligjeve që përbëjnë standarde të lidhura me statusin e Kosovës, si dhe zbatimin e reformave në Kuvend.

Në këtë takim të karakterit njohës u deklarua përcaktimi i përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer, që tashmë është krijuar ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës Amerikane në Prishtinë. Në këtë kontekst u përmend dhe u çmua lart efekti pozitiv i bashkëpunimit dhe kontributi i z. Filip Goldberg në punën e Kuvendit të Kosovës.

Zonja Kajdanov shprehu fjalë mirënjohje për rezultatet e punës së Kuvendit për të cilat tha se ka dëgjuar edhe para se të vinte në Kosovë. Ajo inkurajoi për të vazhduar me këtë tempo në miratimin e ligjeve bazike dhe aktiviteteve të tjera legjislative të Kuvendit, që janë shumë me rëndësi për proceset demokratike dhe të ardhmen e Kosovës. Bashkëpunimi me Parlamentin, tha zonja Kajdanov ,është një nga prioritet e punës sime në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për përkrahje aktive dhe të parezervë .

Kryeparlamentari Berisha priti shefen e re te Zyrës Amerikane,Tina  Kajdanov