Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti veprimtare nga diaspora

, 04.08.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, më datën 3.08.2006 ka pritur një delegacion të degës së LDK-së në Gjermani, degë kjo më e madhe e kësaj partie në diasporë.

Delegacioni mbi 20 anëtarësh, i cili udhëhiqej nga Hazir Krasniqi ,kryetar, Miftar Halili, nënkryetar dhe Zymer Lulaj, sekretar, kanë ofruar mbështetje të plotë për institucionet e Kosovës dhe udhëheqjen e tyre. Ata janë shprehur me admirim për punën e madhe që po bëhet në Parlament, sa i përket avancimit të procedurave demokratike, standardeve dhe projektit të reformës, kurse kanë shprehur mbështetje, në çdo forme të mundshme, për udhëheqjen e Kuvendit dhe për kryeparlamentarin Berisha.

Kryetari i Kuvendit është njoftuar edhe për aktivitetet dhe angazhimet e kësaj dege në Gjermani, për preokupimet e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, si dhe për angazhimet dhe mundësitë e komunikimit më të organizuar me Kosovën.

Kryeparlamentari Berisha premtoi angazhim institucional në mbështetje bashkatdhetarëve në zgjidhjen e vështirësive që kanë të bëjnë me organizimin kulturor, në lëmin e arsimit, pastaj çështjen e dokumenteve të udhëtimit etj.