Lajmet e fundit
Berisha takoi edhe një delegacion Federatës së Futbollit të Kosovës
, 07.08.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka takuar sot një delegacion Federatës së Futbollit të Kosovës, kryesuar nga kryetari i saj, Sabri Hashani.
Në takim është biseduar për të arriturat e Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe për vështirësitë me të cilën ballafaqohen udhëheqësit, sportistët dhe punonjësit e tjerë të kësaj federate.
Kryetari i federatës, Sabri Hashani dhe nënkryetarët Agim Ademi dhe Haki Demolli kanë pohuar se me gjithë statusin e parregulluar të vendit, kanë raporte shumë të mira me federata të futbollit të disa vendeve. Po përgatitemi për zhvillim të hovshëm të sportit në fazën pas statusit, kanë thënë udhëheqësit e futbollit, por kanë shtuar se për sport më cilësor nevojitet përkujdesje më e mirë institucionale dhe gjithsesi mbështetje financiare. Ata kanë apeluar sidomos që donatorët që e ndihmojnë Federatën e Futbollit të Kosovës të lirohen nga disa obligime tatimore dhe taksa të ndryshme.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka vlerësuar punën që bën Federata e Futbollit dhe ka premtuar mbështetje institucionale për zhvillimin e sportit në Kosovë.
Të gjithë jemi të preokupuar me çështjen e statusit, ka thënë Berisha, i cili ka pohuar se statusi i rregulluar i Kosovës do të reflektohet pozitivisht edhe në sport dhe pjesëmarrjen edhe nëpër gara ndërkombëtare. Ai e ka vlerësuar se për të arritur rezultate në të gjitha sportet, pra edhe në futboll, duhet të ketë bashkëpunimin dhe koordinim dhe jo rivalitete ndërmjet të asociacioneve të obliguara për zhvillimin e sportit. Në këtë kuadër u theksuar se është e dëshirueshme që të vihet bashkëpunim adekuat edhe ndërmjet Federatës së Futbollit me Ministrinë për kulturë, rini dhe sport dhe me komisionin përkatës parlamentar.