Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës së Turqisë në Prishtinë, Vural

, 07.08.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefin e Zyrës së Turqisë në Prishtinë, Volkan Turk Vural, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për funksionimin e shoqërisë multietnike, me theks të veçantë për rregullimin ligjor të përdorimit të gjuhës turke.

Diplomati turk ka përshëndetur nënshkrimin ditë më parë të memorandumin për përdorimin e gjuhës turke në Prizren, në qytetin i cili rrezaton lashtësi, traditë, kulturë dhe tolerancë ndëretnike. Ai ka porositur që gjuhen shqipe ta mësojnë mirë edhe qytetarët e pakicës turke, sepse siç është shprehur ai, integrimi realizohet nëpërmjet komunikimit.

Kryeparlamentari Berisha ka theksuar se Kosova do të jetë vend i hapur dhe demokratik, me mundësi të gjëra dhe të garantuara të zhvillimit të pjesëtarëve të të gjitha entiteteve etnike dhe kulturore. Çështja e lirive dhe të drejtave të pakicave, është përcaktim i fuqishëm i institucioneve të Kosovës, ka theksuar Berisha
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës së Turqisë në Prishtinë, Vural