Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti komandantin e KFOR-it,Valoto

, 29.08.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha, priti sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjenerallejtënant Gjuzepe Valoto.Duke e falënderuar për kontributin që ka dhënë në proceset që zhvillohen në Kosovë, kryeparlamentari Berisha theksoi se çdo progres i shënuar në Kosovë mban edhe vulën e gjenelarit Valoto. Në këtë mënyrë Valoto është bërë pjesëtar i historisë më të re të Kosovës. Gjenerali Valoto gjithnjë do të jetë mik i Kosovës, madje edhe kur nuk do të jetë fizikisht në Kosovë, ai do të jetë avokat dhe ambasador i Kosovës. Për të gjitha këto që ka bërë, është pak të themi vetëm faleminderit gjeneral Valoto, theksoi kryeparlamentari Berisha.

Po largohem me bindjen se populli i Kosovës është shumë i mirë dhe se nuk i ka merituar vuajtjet. Brezat e rinj meritojnë një Kosovë tjetër nga ajo e vitit 1999. Zemra ime do të jetë gjithnjë në Kosovë. Në Kosovë kam zënë shumë miq, që më kanë përkrahur, tha Valoto.

Kryeparlamentari Berisha priti  komandantin e KFOR-it,Valoto