Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e OSBE-së, ambasadorin Wnendt
, 29.08.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, në Kosovë, ambasadorin Verner Wnendt dhe ka biseduar me te për idenë e përbashkët për organizimin e një sërë vizitash të delegacioneve të larta të Kuvendit të Kosovës në parlamentet e vendeve të rajonit dhe më gjerë.
Fillimisht është thënë se do të organizohen vizita në Parlamentin e Sllovenisë, në atë të Kroacisë, të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi, kurse diç më vonë do të organizohen vizita, në kuadër të bashkëpunimit parlamentar me Greqinë. Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Në përmbyllja të këtyre aktiviteteve, të cilat është pajtuar t’i financojë OSBE-ja, do të vizitohen edhe Boni, Parisi, Roma, Londra dhe Brukseli.
Gjithsesi takimet e tilla do të jenë në funksion të bashkëpunimit ndërparlamentar, por edhe të prezantimit të së vërtetës për Kosovën, duke përfshirë edhe çështjen e statusit.