Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 29.08.2006
Zëvendësministri Haziri nuk ishte i pranishëm nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit, pasi ishte i nxënë me punë të tjera dh e i kishte deleguar këshilltari e tij.
Komisioni në këtë takim shqyrtoi situatën aktuale në shëndetësi dhe formimin e Komisionit ndërministror.
Ministri z. Sadik Idriz, në fjalën e tij ka përvijuar punën që është duke bërë grupi punues dhe theksoi se ka kahe pozitive dhe përmirësimin të kushteve të punës në shëndetësinë kosovare. Për problemet aktuale, ndërkaq ka pohuar se janë të bartura nga vitet e kaluara. Ai ka pohuar gjithashtu se Qeveria ka ndarë mjete financiare për ta ndihmuar ketë fushë të rëndësishme të jetës.
Ministri, Idriz i ka njoftuar anëtarët e komisionit edhe me masat që po merren për parandalimin e sëmundjes së meningjitit.
Komisioni u pajtua që t’ia propozojë një anëtar këtij grupi punues, për ta ndihmuar dhe ndjerë më afër problematikën në shëndetësinë e Kosovës.