Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të USAID-it, Michael Farbman

, 30.08.2006




Bashkëpunimi ndërmjet USAID-it dhe Parlamentit të Kosovës do të ketë ngritje të mëtejme, gjithnjë në funksion të cilësisë së punës në Kuvendin e Kosovës, por edhe në zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë. Parlamenti i Kosovës është gjithnjë i hapur ndaj USAID-it, por edhe ndaj të gjitha organizmave tjerë që ndihmojnë prosperitetin e vendit . Këto ishin disa nga konstatimet më thelbësore të takimit të sotëm përgëzues të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me shefin e ri të USAID-it, Michael Farbman.

Në prononcimin para mediave kryeparlamentari Berisha theksoi se ka marrë premtimin e shefit të ri për të ndihmuar Kuvendin. Në këtë frymë, shefi i ri, z. Farbman, tha se tehu i bashkëpunimit do të orientohet posaçërisht në fushën e legjislacionit. Dhe ashtu si Jamashita që ishte mik i afërt i Berishës edhe unë do të vazhdojë këtë miqësi të frytshme e cilësore, tha z. Farbman.

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të USAID-it, Michael Farbman