Lajmet e fundit
Kuvendi miratoi në parim 7 projektligje
, 31.08.2006
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, deputetët kanë bërë pyetje të shumta për Qeverinë e Kosovës, të cilave iu janë përgjigjur ministrat e resorëve.
Në po këtë seancë, deputetët kanë shqyrtuar për herë të parë shtatë projektligje, si: Projektligjin për Adoptimin e Konventës së Këshillit të Evropës mbi krimin në fushën e Kibernetikës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë 2004/08, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullatorin e Energjisë 2004/09, Projektligjin për Mbrojtjen e Bimëve, Projektligjin për mbrojtjen e Varieteteve të Bimëve, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kadastër 2003/05 dhe Projektligjin për shpronësim me interes publik. Pas debatit këto projektligje u miratuan në parim. Ndërkaq, Projektligji për kontrollimin e cilësisë për produktet e caktuara gjatë importit dhe eksportit u tërhoq nga procedura e mëtejme nga ana e sponzoruesit.