Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion nga Lugina e Preshevës
, 31.08.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha, kishte sot një takim me një delegacion nga Lugina e Preshevës, në përbërje : Nagip Arifi,kryetar i KK të Bujanocit; Ragmi Mustafa, kryetar i KK të Preshevës dhe Florin Sahiti nënkryetar i i KK të Medvegjës . Delegacioni nga Lugina e Preshevës paraqiti një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në këto tri komuna, si dhe interesimin e tyre të vazhdueshëm për zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës. Bashkëbiseduesit nga Lugina e Preshevës insistuan që lidhur me modalitetet e decentralizimit , të cilat po diskutohen për zbatim ne Kosovë, po të njëjtat duhet të sendërtohen edhe në këto tri komuna.
Kryeparlamentari Berisha paraqiti para drejtuesve të Luginës së Preshevës një vlerësim për punën dhe rezultatet në Kuvendin e Kosovës, si dhe për ecurinë e deritashme në zhvillimin e bisedimeve me palën serbe. Me këtë rast ai theksoi se pala kosovare është duke treguar një unitet të lartë. Kryetari i Kuvendit , Berisha, vuri në dukje se Prishtina ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shfaqi bindjen se pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, Kosova mund të luajë edhe më fuqishëm rolin e avokatit për avancimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Luginës së Prishës