Lajmet e fundit
Takimi i kryeparlamentarit Berisha me kryetaren e Senatit Belg, An-Mari Lizen
, 23.08.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha, është takuar sot me kryetaren e Senatit të Belgjikës, An-Mari Lizen. Tema qendrore të këtij takimi ishin zhvillimet aktuale në Kosovë, në veçanti puna e Kuvendit në fushën e legjislacionit, si dhe bashkëpunimi me UNMIK-un dhe OSBE-në. Në këtë frymë u fol edhe për aktivitetet e mëtejme në lëmin e ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës. An-Mari Lizen u interesua edhe për proceset rreth definimit të statusit të Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Senatit të Belgjikës dhe të Kuvendit të Kosovës. Në këtë vështrim kryeparlamentari Berisha falënderoi zonjën Lizen, si dhe institucionet e Belgjikës për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.