Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e Kuvendit të Kosovës

, 05.09.2006




Nga 1. gushti kur edhe epidemia e minigitisit zyrtarisht është shpallur në Kosovë, e deri më sot numri i të infektuarve ka arritur në 749. Nga ky numër 10 raste janë vërtetuar edhe në aspektin laboratorik. Numri ma i madh nga kjo sëmurje vinë nga komunat më të varfra të Kosovës, Malisheva, numri i të infektuarve në këtë komunë është 130, në Drenas numri i të infektuarve është 99, ndërsa në Vushtrri janë 86 të sëmurë. Kjo sëmundje ma së shumti vjen nga uji i pa pastër i ujësjellësve si dhe nga bunarët e fshatrave. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, i kryesuar nga z. Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, kryetare e komisionit. Pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i gjendjes aktuale në shëndetësinë kosovare me theks të veçantë në epideminë e meningitisit të paraqitur në Kosovë. Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit të pranishëm ishin dhe përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës si dhe përfaqësuesit e shëndetësisë publike të Kosovës, dr Naser Ramadani dhe dr. Ilir Begolli.

Përfaqësuesit e Institutit për Shëndetësi Publike të Kosovës duke folur për pikën e rendit të ditës kanë theksuar se 70% e rasteve të sëmundjes së meningitisit janë paraqitur në zonat rurale, dhe arsyeja kryesore është uji jocilësor dhe bakterial. Edhe pse deri më tani nuk ka arsye për panik sepse situata është nën kontroll, në të ardhmen duhet me përgjegjësi të madhe t’ i qasemi kësaj sëmundjeje. Në mbledhje është theksuar që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës deri më tani i ka ndarë 10.000 €, por këto mjete nuk janë të mjaftueshme, dhe duhet të gjenden burime tjera materiale, me qëllim të luftimit të kësaj epidemie në Kosovë.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e Kuvendit të Kosovës