Lajmet e fundit
Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, në seancën plenare
, 06.09.2006
I nderuari President i Kosovës, z. Sejdiu,
I nderuari Kryeministër Çeku dhe ju kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar mysafirë dhe ju që në vazhdimësi i përcillni punimet e Kuvendit të Kosovës dhe me korrektësi raportoni për të,
Të nderuar përfaqësues të mediave dhe të pranishëm të tjerë,
Zonja dhe zotërinj,
Fillimisht, si anëtar i Grupit i Unitetit, e pranoj se ka munguar bashkëpunimi ndërmjet Grupit të Unitetit dhe Kuvendit lidhur me procesin e negocimit, por, po ashtu, dua t’ju siguroj se, kërkesa e Grupit Parlamentar të LDK-së, e shoqëruar më pas edhe nga ajo e AAK-së, për ta ftuar Grupin e Unitetit që të raportojë para jush për punën e tij të deritashme, është mirëpritur edhe nga Kryesia e Kuvendit, e edhe nga vet Grupi i Unitetit.
Këtë e dëshmon edhe prezenca e të gjithë anëtarëve të Grupit në këtë sallë, edhe ditën e premte, edhe sot, si dhe, gatishmëria e tyre për të raportuar dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja të mundshme.
Të nderuar kolegë,
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se, siç thuhet, e mira e së mirës do të ishte sikur problemi i Kosovës, të ishte zgjidhë para një shekulli, dhe ne sot do të merreshim me diçka tjetër.
Por, realiteti është ky që është, dhe na ka ra fati, apo fatkeqësia që, edhe ne, sikundër edhe shumë të tjerë para nesh, të merremi me këtë problem, madje të bëjmë përpjekje që, të njëjtin ta përmbyllim njëherë e përgjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Do të mund të jemi gjenerata më fatlume, brezi më me fat, dhe më i privilegjuar në histori, po që së do të ia dalim ta përmbyllim me sukses këtë proces – procesin e pavarësimit të Kosovës, për të cilin është derdhë një det i tërë gjaku nëpër shekuj, dhe assesi, nuk do të lejojmë që të jemi gjenerata më fatkeqe, brezi më i mallkuar, për mos realizim të aspiratave tona shekullore.
Deputetë të nderuar,
Është e vërtetë se e tërë puna e bërë deri më tani, si dhe ajo që do të bëhet tani e tutje, deri në momentin kur, si dokument i shkruar do të miratohet ose do të refuzohet nga ky Kuvend, e mbanë vulën e këtij Grupi – pra, të Grupit të Unitetit.
Ndërkaq, pas miratimit apo refuzimit në këtë Kuvendi, atëherë i tërë procesi e merr vulën e Kuvendit.
Por, lë të dihet së, është, si të thuash, një armatë e tërë njerëzish të cilët, në forma dhe në cilësi të ndryshme, qoftë si grup politik-strategjik, qoftë si pushtet lokal, qoftë si ekspertë të fushave të caktuara, qoftë edhe si përfaqësues të Këshillit Konsultativ me minoritetet, janë angazhuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në këto bisedime.
Dhe, konsideroj se, ndjenja e përgjegjësisë për rolin që kanë, i ka përcjellë në çdo moment, jo vetëm anëtarët e Grupit të Unitetit, por edhe të gjithë ata të cilët, në çfarëdo cilësie, janë involvuar në këtë proces.
Së këndejmi, duhet pranuar se, në seancën plenare të të premtës, kur debatohej për punën e Grupit të Unitetit, pati diskutime me tone kritike, kualifikime të ashpra në adresë të GU.
Duke shfrytëzuar temën, që si e tillë, paraqet terren shumë të rrëshqitshëm, thjeshtë dhe qartë, shihej se kishte edhe tendenca të tilla që e denigrojnë dinjitetit njerëzor, kombëtar, intelektual e institucional të anëtarëve të Grupit.
Mendoj se, me ato paraqitje, me atë gjuhë, nuk i ndihmohet as Grupit, e as procesit në përgjithësi.
Duhet kuptuar shqetësimin tuaj si shqetësim, sepse bëhet fjalë për çështjen më të rëndësishme, më jetike, më kapitale për Kosovën.
Por, nuk mund të kuptohet shqetësimi si tendencë, jo për korrigjim, për dhënie ndihme, për përmirësim të asaj që është bërë, nëse është bërë keq, por që, megjithatë ende nuk e ka marrë formën e prerë, por, thjeshtë, për diskreditim.
Të nderuar kolegë,
Kosova është këtu, siç thuhet, e tëra dhe e bëra. Është e paprekur, dhe GU nuk e ka shitur, as që do ta shesë asnjë pëllëmbë të saj.
Nuk kemi nënshkruar asgjë, nuk kemi vulosur asgjë, nuk kemi bërë kurrfarë pazaresh me të, dhe as që mund ta bëjmë një gjë të tillë.
Për kureshtjen tuaj, po citoj vetëm një paragraf nga dokumenti i parë që i është dhënë z. Ahtisari dhe i është bërë me dije se, citoj: “Delegacioni i Kosovës u qaset bisedimeve për reformën e pushtetit lokal duke u mbështetur në qëndrimin se, nuk mund të ketë marrëveshje për asnjë element të pakos për zgjidhjen e statusit përfundimtar, përderisa të mos arrihet marrëveshja për pakon në tërësi” – përfundon citati.
Këtij parimi i jemi përmbajtur dhe do të vazhdojmë t’i përmbahemi deri në fund.
Kolegë të nderuar,
Duhet thënë, po ashtu se, duke pasur parasysh përvojën e hidhur dhjetëvjeçare të dialogut me Serbinë, që nga fillimi i këtij procesi, ne, jo vetëm që kemi qenë shumë skeptikë, por jemi përpjekur që t’ia bëjmë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare së, kjo mënyrë e zgjidhjes së statusit, vështirë se do të japë rezultate të duhura. Prandaj edhe kemi kërkuar njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.
Dhe, ju kujtohet se, mu nga ky Kuvend, kemi bërë deklarata e rezoluta për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, siç e dini, në vend se të akceptohej kërkesa jonë legjitime, pra, njohja formale e pavarësisë së Kosovës, deklaratat dhe rezolutat tona, me një shpejtësi prej rrufeje, ende pa dalë ne nga kjo sallë, shpalleshin nul.
Por, ne jemi të përkushtuar t’i mbetemi besnik përcaktimeve tona të shprehura edhe përmes tyre.
Jam i sigurt se ju e dini se ne, megjithatë, është dashur dhe duhet ti ruajmë miqtë tanë të cilët u gjendën pranë nesh në momentet më kritike.
Prandaj pranuam preferimin e tyre që, pikërisht përmes negocimit të arrihet deri te zgjidhja e Statusit të Kosovës, por me garanci se ky negocim do të bëhet me bashkësinë ndërkombëtare, e jo me Serbinë, dhe vetëm për çështje teknike.
Dhe, siç u pa më vonë në praktikë, vërtet negocimi nuk u zhvillua me palën serbe, por kryesisht me atë ndërkombëtare, ose në prani të saj, dhe po ashtu, vetëm për çështje teknike, të cilat, natyrshëm lindin si pasojë juridike e statusit.
Të nderuar deputetë,
Është me rëndësi të thuhet se, në ato bisedime, asnjëherë deri më tani, para nesh, nuk është shtruar çështja e Statusit, nuk është shtruar ajo se, a do të jetë apo jo Kosova e pavarur, ngase me këtë çështje është marrë Grupi i Kontaktit, i cili, herët e bëri të ditur se cili do të jetë statusi i Kosovës kur tha se “Kosova nuk do të kthehet në pozitën që kishte në vitin 1999, se Kosova nuk do të ndahet dhe, se, Kosova nuk do të mund të bashkohet me ndonjë territor tjetër”.
Të gjitha bisedat janë zhvilluar për modalitetet passtatusore, dhe siç u tha edhe më parë, këto biseda janë zhvilluar me bashkësinë ndërkombëtare, e jo me palën serbe.
Prandaj, është i pabazë mendimi se kemi qenë shumë dorëlirë, se kemi dhënë çdo gjë që është kërkuar nga ne etj.
Kemi refuzuar dhe do të vazhdojmë të refuzojmë çdo kërkesë e cila do ta cenonte integritetin territorial dhe politik të Kosovës dhe përcaktimin tonë për pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se nga kush vjen.
Mendoj se deri më tani nuk i kemi kaluar vijat e kuqe. I kemi paraprirë procesit, për të mos i paraprirë pala tjetër. Kemi ndërmarrë iniciativa, që të mos ia lëmë ato palës tjetër.
Kemi ofruar ato zgjidhje për të cilat jemi përcaktuar ne vet, për të mos lejuar arbitrimin që do të ishte formë shumë më e dhimbshme.
Madje, në tërë punën tonë, pos ekspertëve tanë vendorë, ne kemi pasur në konsultime të përhershme edhe me këshilltarë të huaj të cilët, me përvojën e tyre, na kanë ndihmuar shumë.
Çdo gjë që është ofruar palës serbe, nuk do të dalë jashtë kufijve ekzistues të Kosovës, dhe nuk do të qeveriset nga Beogradi.
I tërë territori i Kosovës, i paprekur, qoftë edhe për një pëllëmbë, edhe më tutje do të mbetët brenda kufijve ekzistues dhe nën qeverisjen e plotë të Qeverisë së Kosovës, që do të thotë se është ruajtur tërësia, është ruajtur sovraniteti politik dhe territorial i vendit.
Pala kosovare ka kundërshtuar kërkesën e Beogradit që të mund të ndihmojë drejtpërdrejt zhvillimin e komunave serbe në Kosovë, në fushën ekonomike, shëndetësore, të arsimit etj, por ka mundësuar që këto lloj ndihmash mund të realizohen vetëm përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, përkatësisht, përmes kontrollit rigoroz nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Dhe, për fund, ju e dini se e tërë ajo që është bërë deri më tani, dhe ajo që do të bëhet tani e tutje, deri në përfundim të procesit, do të jetë objekt diskutimi dhe miratimi apo refuzimi i këtij Kuvendi.
Çdo dokument, këtu do të finalizohet, dhe ju jeni ata që do t’ia jepni “dorën e fundit”.
Të nderuar kolegë, më lejoni ta mbyll këtë fjalë me thirrjen që të jeni sa më konstruktivë dhe ta ndihmoni procesin e negociatave.
Prishtinë, 06.09.2006