Lajmet e fundit
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 06.09.2006
Raportimi i Grupit Negociator për ecurinë e bisedimeve për statusin e Kosovës ishte pikë e vetme e rendit të ditës së seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, si vazhdim i seancës së 1 shtatorit, e drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit.
Në fillim të seancës deputetëve iu drejtua kryeparlamentari Berisha duke theksuar se në procesin e negociatave është e angazhuar një armatë e tërë njerëzish, të cilët në forma dhe në cilësi të ndryshme, qoftë si grup politik-strategjik, qoftë si pushtet lokal, qoftë si ekspertë të fushave të caktuara, qoftë edhe si përfaqësues të Këshillit Konsultativ me minoritetet, janë angazhuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në këto bisedime. Në vazhdim ai tha se nuk kemi nënshkruar asgjë, nuk kemi vulosur asgjë. Në vijim ai citoi këto fjalë nga një paragraf i dokumentit të parë që i është dhënë z. Ahtisari, ku thuhet: “Delegacioni i Kosovës u qaset bisedimeve për reformën e pushtetit lokal duke u mbështetur në qëndrimin se, nuk mund të ketë marrëveshje për asnjë element të pakos për zgjidhjen e statusit përfundimtar, përderisa të mos arrihet marrëveshja për pakon në tërësi”. Kemi refuzuar dhe do të vazhdojmë të refuzojmë çdo kërkesë e cila do ta cenonte integritetin territorial dhe politik të Kosovës dhe përcaktimin tonë për pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se nga kush vjen”. Kryeparlamentari Berisha në vijim ftoi deputetët për qasje konstruktive gjatë debatit.
Gjatë debatit të sotëm pjesa dërrmuese e diskutueseve përkrahën Grupin Negociator, por ata shprehën edhe mjaft shqetësime lidhur me disa zgjidhje të propozuara në procesin e decentralizimit, që kanë të bëjnë me komunat një etnike, sidomos me tendencat të ndarjes etnike, të ushtrimit të pushtetit, të grupimit horizontal , si dhe të ndërlidhjes vertikale me Serbinë,që do të reflektoheshin negativisht në të ardhmen e Kosovës, sidomos në funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Po kështu deputetët bënë shumë vërejtje edhe rreth zgjidhjeve të propozuara kur është fjala për zonat mbrojtëse të manastireve serbe.
Deputetët angazhoheshin për Kosovë të pavarur, me sovranitet të plotë në tërë territorin e saj, me ulëse në OKB dhe të integruar në institucionet euroatlantike,me të drejta të garantuara për komunitetin serb, por edhe për komunitetet tjera sipas konventave ndërkombëtare, përkatësisht për shtet funksional, gjithnjë afër halleve të qytetarëve të saj.
Gjatë debatit u tha se dokument themelor për angazhimet e Grupit Negociator në procesin e statusit gjithnjë duhet të jetë Rezoluta për Rikonfirmimin e vullnetit të Popullit për Pavarësi dhe shtet Sovran e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës më 17 nëntor të vitit 2005.
Mesazh i veçantë i kësaj seance ishte kërkesa për unitet në Parlament dhe në Grupin Negociator, në këtë vit vendimtar për të ardhmen e Kosovës.
Shefi i Grupit Negociator dhe anëtarët e këtij grupi në fund të debatit çmuan lart angazhimin e deputetëve në këtë seancë, duke vlerësuar se këto angazhime do të jenë ndihmesë e madhe për aktivitetin e mëtejmë të këtij delegacioni.