Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha u takua me shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, Janez Premozhe

, 08.09.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, kishte sot një takim me shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, Janez Premozhe. Në takim u bë fjalë për zhvillimet më te reja në punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe për ecurinë e proceseve të gjithmbarshme politike në Kosovë. Me këtë rast vëmendja u përqendrua , posaçërisht në çështjen e statusit të Kosovës, por edhe në proceset pas zgjidhjes së statusit të vendit . Në këtë frymë bashkëbiseduesit u ndalën edhe në sfidat me të cilat do të ballafaqohet Kosova në aspektin ekonomik, duke konstatuar edhe nivelin e lakmueshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Në vijim u theksua se është shumë e rëndësishme që të vazhdohet bashkëpunimi ndër parlamentar, por edhe në fushat tjera në të cilat Sllovenia mund të ofrojë një përvojë të çmuar të periudhës së tranzicionit e deri në anëtarësim në Unionin Evropian. Në këtë frymë u tha se Sllovenia mund të kontribuojë në proceset drejt afrimit të Kosovës në këtë Unionin . Të dy palët çmuan edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërrajonal për të gjithë qytetarët e Rajonit. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për disa detaje që kanë të bëjnë me vizitën e ardhshme të kryeparlamentarit Berisha në Slloveni.

Kryeparlamentari Berisha u takua me  shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, Janez Premozhe