Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 11.09.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, bëri sot shqyrtimin dhe njëkohësisht përkrahu procedimin e mëtejmë në Kuvend të Projektligjit për Auditimin e brendshëm me amendamente, Projektligjit për peshkatari dhe akuakulturë, me Raportin e komisionit funksional- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, Projektligjit për shëndetin riprodhues, me Raportin e komisionit funksional- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente dhe të Projektligjit për hulumtime gjeologjike të Kosovës, me Raportin e komisionit funksional- Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente. Komisioni në rendin e ditës kishte edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/17 për prokurimin publik në Kosovë, i cili nga ana e Kuvendit i është kthyer sponzoruesit, përkatësisht Qeverisë së Kosovës, që ky projektligj të vijë në formë të amendamentuar. Si i tillë ai edhe ka ardhur, por për shkak të disa lëshimeve gjuhësore, u kërkua që të vijë teksti i spastruar, i cili do të jetë krejtësisht identik në të tri gjuhët. Po kështu u kërkua që në tekstin e propozuar, krahas amendamenteve të propozuara të jenë edhe nenet që ndryshohen në Ligjin ekzistues. Posa të bëhet kjo, Komisioni do t ‘ i hyjë procesit të amendamentimit të tij.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa