Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës

, 11.09.2006




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Ranxhel Nojkiç, sot mbajti mbledhjen e vet të rregullt dhe përveç tjerash, në rend dite pati edhe shqyrtimin e Raportit të Këshillit Konsultativ për bashkësitë. Në këtë mbledhje, lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e komisionit patën vërejtje të shumta, sidomos në punën dhe funksionimin e këtij këshilli, njëherit dhanë edhe sugjerime të ndryshme dhe rekomandime për punën e këtij këshilli për peridhën e ardhshme.

Në fund të kësaj mbledhje të rregullt, anëtarët e komisionit, me shumicë votash,morën vendim që për një javë të mbahet mbledhja e këtij komisioni, ku do të merrnin pjesë edhe kryetari i Këshillit Konsultativ për bashkësitë, z. Veton Suroi, anëtarët e Ekipit Negociues, kryetari Kosovës ose përfaqësuesi i tij, kryetari i Qeverisë ose përfaqësuesi i tij, kryetari i Kuvendit, si dhe z. Mark Veler, drejtor i Qendres Evropiane për çështje të pakicave.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës