Lajmet e fundit
Berisha dënon sulmin mbi makinën e ministrit Rexhepi
, 15.09.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha nëpërmjet një komunikate për media ka dënuar rastin e shpërthimit dhe hedhjes në erë të veturës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Fatmir Rexhepi.
“Në emër të Kuvendit të Kosovës dënoj fuqishëm këtë akt të rëndë kriminal që është bërë kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi. Aktet e tilla pa dyshim janë të orientuara kundër qetësisë dhe stabilitetit në Kosovë në një moment vendimtar të përpjekjeve për përfundimin e proceseve lidhur me statusin e Kosovës. Personat e tillë duhet të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Berisha.