Lajmet e fundit

Udhëheqja e Kuvendit të Kosovës, të dielën, udhëton për në Slloveni

, 15.09.2006




Një delegacion i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kolë Berisha, do të udhëtojë të dielën, më 17 shtator, për një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Gjatë qëndrimit në Lubjanë delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, France Cukjati, me Komisionin për Politikë të Jashtme, të kryesuar nga Jozef Jarovsek, si dhe me drejtues të tjerë të mekanizmave parlamentarë e qeveritarë të këtij vendi.

Vizita vlerësohet e rëndësishme për sa i përket konkretizimit të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve, këmbimit të përvojave, si dhe përvijimit të kontakteve të nduarnduershme ndërmjet të dy parlamenteve.

Delegacioni pritet të kthehet të hënën, në orët e mbrëmjes.