Lajmet e fundit

KOMUNIKATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS, Z. KOLË BERISHA, PAS INCIDENTIT TË MBRËMSHËM NË GJILAN

, 17.09.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, dha sot një komunikatë për media me rastin e shpërthimit që ndodhi mbrëmë vonë në komunën e Gjilanit. Në komunikatë thuhet:

“Kuvendi i Kosovës është i brengosur seriozisht me rastin e shpërthimit që ndodhi mbrëmë natën në komunën e Gjilanit, menjehërë pas një shpërthimi tjetër po në Gjilan. Në këtë rast, siç njoftojnë burimet e policisë, cak i sulmit ishte një zyrtare e lartë e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Kuvendi i Kosovës dënon ashpër veprimet e tilla, që kanë për synim cenimin e punës së institucioneve qeveritare dhe, në veçanti, minimin e procesit për definimin e statusit politik të Kosovës. Është domosdoshmëri që organet përgjegjëse të zbulojnë kryerësit e këtyre veprave dhe t’i sjellin ata para gjyqësisë”.

Prishtinë, 17 shtator 2006