Lajmet e fundit
Delegacioni i Parlamentit të Kosovës në vizitë dyditëshe në Slloveni
, 18.09.2006
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kolë Berisha, në kuadër të vizitës dyditëshe në Slloveni, ka nisur sot takimet dhe bisedat në Parlamentin e Sllovenisë. Në delegacionin e Kuvendit të Kosovës janë edhe të gjithë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës: Sabri Hamiti, Xhavit Haliti, Ramë Buja, Naim Maloku, Gazmend Muhaxheri dhe Mahir Jakgjillar, si dhe dy këshilltarët e kryeparlamentarit Berisha: Ramë Manaj dhe Skënder Durmishi.
Takimi i parë u zhvillua me kryetarin e Kuvendit Nacional të Sllovenisë, z. France Cukjati. Të dy homologët e konfirmuan vullnetin e mirë dhe gatishmërinë për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, falënderoi Slloveninë dhe Kuvendin e këtij vendi për asistencën e vazhdueshme në Kosovë e veçanërisht në ndërtimin e strukturës moderne të Parlamentit të Kosovës. Kryeparlamentari Berisha paraqiti një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe njoftoi për ecurinë e punëve dhe të reformës në parlament.
Temë e rëndësishme e këtij takimi ishte vlerësimi i përbashkët për domosdonë e gjetjes së zgjidhjes për statusin e Kosovës, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kryeparlamentari slloven, z. Cukjati, tha se koha po punon për Kosovën dhe u shpreh me optimizëm se Kosova do t’i realizojë qëllimet e veta. Në këtë takim, si dhe në paraqitjen e përbashkët para mediave, zoti Cukjati theksoi se Sllovenia, që nga koha e Austro- Hungarisë, përkrah parimin e të drejtës së popujve për vetëvendosje, prandaj e përkrah këtë parim edhe në rastin e Kosovës. Jam i bindur, tha ai, se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Sllovenia është një urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në këtë funksion, ky komunikim ndërmjet dy parlamenteve ka një rol dhe rëndësi të veçantë. Cukjati, në këtë takim, doli me propozimin që të krijohet një asociacion i partneritetit të parlamenteve të rajonit. Kemi një pjesë të përbashkët të historisë, tha Cukjati, dhe kjo tani është si lehtësim për bashkëpunim në të gjitha fushat edhe në atë të ekonomisë dhe pranisë aktive me investime.
Para mediave, kryeparlamentari i Kosovës, Berisha, dhe homologu i tij slloven, Cukjati, deklaruan interesimin për bashkëpunimin dhe forcimin e miqësisë ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.
Në pyetjen e drejtpërdrejtë se çka pret Kosova nga Sllovenia lidhur me statusin, zoti Berisha tha se Kosova pret nga Sllovenia, sikurse edhe nga vendet e tjera, që ajo ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha shpjegoi edhe para mediave rëndësinë dhe përparësitë që ka njohja e pavarësisë së Kosovës, jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen e stabilitetin ne rajon.
Një takim tjetër i rëndësishëm, gjate ditës së parë të vizitës është zhvilluar edhe me kryetarin e Këshillit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Sllovenisë, z. Jozhef Jerovshek.
Edhe në këtë takim, kryeparlamentari Berisha ka paraqitur koordinatat e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës, përpjekjet integruese të Kosovës drejt BE-së, si dhe rolin që ka Sllovenia si vend anëtar i BE-së për të ndihmuar këto integrime të Evropës Juglindore dhe të Kosovës. Shumë hollësi e propozime konkrete, në këtë temë, janë paraqitur në vazhdim nga z. Sabri Hamiti, i cili ka folur në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se Sllovenia ka një rol të rëndësishëm për faktin se është në BE dhe i njeh mirë rrethanat në Kosovë. Hamiti ka theksuar se pavarësia e Kosovës është kompromisi më i madh i shqiptarëve dhe ka tërhequr vërejtjen se nëse do të ketë shtyrje eventuale të zgjidhjes së statusit, mund të shfaqen tensione dhe nuk mund të ketë zgjidhje të problemeve ekonomike e sociale të Kosovës, të cilat janë grumbulluar në pritje të çështjes së statusit.
Edhe anëtari tjetër i Kryesisë, Xhavit Haliti, ka folur për rreziqet që bart shtyrja eventuale e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Ndërkaq, Mahir Jakgjillar ka paraqitur para zyrtarëve të Kuvendit të Sllovenisë standarde të larta dhe të drejtat e pakicës turke, si dhe të pakicave të tjera në Kosovë. Jakgjillar ka theksuar se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të bëhet duke respektuar vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës.
Në këtë temë kanë kontribuar edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të Kuvendit të Sllovenisë, Lavitzhar Bebler, përfaqësuese e Sllovenisë në Këshillin e Evropës, dhe Jozhef Shkolc, të cilët kanë shprehur mirëkuptimin që statusi të definohet sa më shpejt dhe kanë nënvizuar se qëndrimi i Sllovenisë është në frymën e qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe të asociacioneve të tjera ndërkombëtare ku aderon Sllovenia.
Një takim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm është zhvilluar me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Kuvendit slloven, z. Matjazh Plevelj, dhe me bashkëpunëtorët e tij. Ky takim u përqendrua më shumë dhe më konkretisht në përvojat dhe në specifikat e punëve në Parlamentin e Sllovenisë, sidomos mënyrat që shtojnë efikasitetin. Në këtë takim u diskutua për çështje procedurash, mënyrën e miratimit të buxhetit, raportet me qeverinë, përcaktimin e rendit të ditës në kuvend, interpelancat, debatet etj. Ne këtë takim dhe në këtë temë morën pjesë me kontribute të rëndësishme të gjithë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në fakt, u konstatua se kjo sferë duhet të jetë çështje e bashkëpunimit të vazhdueshëm përmes komisioneve, vizitave punuese, instruksioneve, etj.
Takimi i fundit i ditës së sotme është zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me zëvendësministrin z. Bozho Cerar, i cili njëherësh është edhe sekretar shtetëror. Zoti Cerar theksoi se Sllovenia ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë, si dhe ecurinë e negociatave dhe përkrah fuqishëm punën e z. Ahtisari dhe të Grupit të Kontaktit. Përshëndesim, tha ai, avancimet e bëra në përmbushjen e standardeve. Lidhur me statusin, zoti Cerar theksoi se ne dëshirojmë të gjendet zgjidhje e pranueshme për të gjithë dhe, në këtë zgjidhje, të përfshihet edhe perspektiva evropiane e Kosovës. Kosova, vazhdoi ai, besoj se do të ecë gjurmëve të Sllovenisë për t’u inkuadruar në familjen e madhe evropiane. Perspektiva evropiane është formula që zgjidh të gjitha problemet në rajon.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Berisha foli për punën në Kuvendin e Kosovës dhe përgjithësisht për konsolidimin institucional në Kosovë. Ai paraqiti vizionin e Kosovës së nesërme si një shtet i qytetarëve të barabartë me të drejta të garantuara për komunitetet pakicë dhe me orientimin bazë për perspektivë të ndritshme, duke shfaqur shpresën se Sllovenia do të mbështesë edhe më tej çështjen e Kosovës.
Në kërkesën e shtruar nga z. Sabri Hamiti për liberalizim e vizave hyrëse në Slloveni, z. Cerar theksoi se u përmbahen rregullave të BE-së, por premtoi se do të bëhen përpjekje për të lehtësuar hyrjet për kategori të caktuara siç janë studentët, qeveritarët dhe afaristët. Për delegacionin e Kuvendit të Kosovës sot u shtrua një drekë pune nga kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, z. Cukjati.
Në të gjitha takimet u shtrua kërkesa e palës kosovare për zgjidhje të statusit të Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë kërkesë pati mirëkuptim nga nikoqirët. Po kështu, në të gjitha takimet e sotme u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit aktiv ndërmjet dy parlamenteve.
Kjo vizitë ishte në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës vazhdon edhe nesër qëndrimin në Slloveni.