Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 19.09.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, bëri sot shqyrtimin dhe njëkohësisht përkrahu procedimin e mëtejmë në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, me Raportin e Komisionit Funksional - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente , si dhe Raportin e komisionit funksional- Komisioni për Arsim, Shkencë Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në Projektligjin për trashëgiminë kulturore.

Sa i përket Projektligjit për ndryshimin e Ligjit nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë u tha se ai nuk përmban implikime buxhetore, ndërsa kur është fjala për Projektligjin për trashëgiminë kulturore, u theksua se ai përmban implikime të mëdha buxhetore, ndaj i rekomandohet Qeverisë që të gjejë burime shtesë financiare për të mundësuar zbatimin e këtij Ligji, i cili është një nga standardet që duhet të përmbushë Kosova.

Ndërkaq, gjatë rishqyrtimit të Buxhetit të periudhës shtator-dhjetor 2006 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë u bënë disa vërejtje, sidomos rreth qasjes së përcaktimit të disa parametrave financiarë. Shih për këtë, një grup i këtij Komisioni së bashku me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë do të takohen edhe një herë për të shqyrtuar përcaktimin e këtyre parametrave.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa