Lajmet e fundit

Komunikatë e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike

, 19.09.2006




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës kishte sot në rendin e ditës shqyrtimin e Projektligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kadastër nr. 2003/25. Komisioni mori vendim që të lëshojë këtë komunikatë për media : Komisioni i drejtohet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që ky organ të kërkojë nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, të kërkojë nga Beogradi zyrtar t’ ia kthejë Kosovës dokumentacionin kadastral. Pas kthimit të këtij dokumentacioni dhe përgjigjes nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media do të vazhdojë shqyrtimin dhe amendamentimin e këtij Projektligji.