Lajmet e fundit

Deklaratë e Kuvendi i Kosovëspër shpërthimet në Kosovë

, 21.09.2006




Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare të datës 21 shtator 2006, lidhur me shpërthimet e fundit në Kosovë, lëshon këtë

DEKLARATË

1. Kuvendi i Kosovës dënon me forcë shpërthimet e ditëve të fundit në Gjilan, në Ferizaj e në Klinë, duke i konsideruar akte dhune e terrori që rrezikojnë jetën e njerëzve dhe krijojnë pasiguri në vend,

2. Kuvendi i Kosovës kërkon nga SHPK-ja, nga Policia e UNMIK-ut dhe nga përgjegjësit e tjerë të sigurisë në Kosovë, që kryesit e këtyre akteve të dhunës e të terrorit të nxirren para ligjit si dhe të parandalojnë veprimet që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës,

3. Kuvendi i Kosovës vlerëson që aktet e dhunës dhe të terrorit prishin pamjen e Kosovës para botës dhe dëmtojnë rëndë politikisht procesin e pavarësimit të Kosovës.

Prishtinë, 21 shtator 2006