Lajmet e fundit

Pritje me rastin e 21 shtatorit- Ditës Ndërkombëtare të paqes

, 21.09.2006




Organizuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe UNMIK-u, me përkrahje të OSBE-së, si dhe në bashkëpunim me OJQ “ Gratë për Gratë”, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës u mbajt një manifestim me rastin e 21 Shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Paqes. Në këtë manifestim merrnin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Agim Çeku, zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, shefi i OSBE-së, Verner Vnendt, ministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës, shefa të zyrave diplomatike në Prishtinë, si dhe përfaqësues të tjerë të mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë .

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha tha se jemi mbledhur këtu për të shënuar simbolikën e kësaj dite. Sot bëjmë diçka më shumë për paqen se ditëve të tjera, ndërsa kërkesë jona është që për paqen të bëhet e të flitet çdo ditë. Të lutemi dhe të punojmë për paqen. Urojmë që paqja të dominojë në botë.

Me kënaqësi mund të themi me këtë rast se, Kosova, me tërë qenien e vet, me fjalë dhe me veprime, përkrah paqen. Është paqësore. Këtë tashmë ua kemi bërë të qartë të gjithëve. Kosova dëshiron paqe, madje jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Ne e kemi provuar në lëkurë tmerrin e dhunës e të luftërave, ndaj këtë nuk ia dëshirojmë askujt. 21 Shtatori, kjo Ditë kushtuar paqes, është një datë shumë e rëndësishme në tërë globin. Shpresojmë se me kalimin e kohës do të vijë duke u bërë edhe më e rëndësishme, edhe më e respektuar, sepse bota po e kupton se paqja nuk ka alternativë, tha kryeparlamentari Berisha.

Pritje me rastin e  21 shtatorit- Ditës Ndërkombëtare  të paqes