Lajmet e fundit
Alush Gashi merr pjesë ne konferencën e Athinës:” Drejtë hapësirës se përbashkët ekonomike të Evropës Juglindore”
, 27.09.2006
Alush Gashi, kryetar i Grupit Parlamentar te LDK-se dhe sekretar për marrëdhënie me jashtë i LDK-së merr pjesë ne konferencën e Rrjetit të parlamentarëve për Bankën Botërore.
Takimi i parlamentareve te Evropës Juglindore mbahet ne Athinë me 29 dhe 30 shtator, 2006. Rrjeti i parlamentareve për Banke Botërore së bashku me Parlamentin e Greqisë, Bankën Botërore si dhe me Fondacionin e Greqisë për Politike të Jashtme, janë organizatorë të konferencës e cila do të përqendrohet në debatin me titull:” Drejtë hapësirës së përbashkët ekonomike të Evropës Juglindore”.
Në konferencë janë ftuar deputetët (40) nga Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia, të cilët së bashku me drejtorët e Bankës Botërore për këto vende, donatorët si dhe institucionet e tjera që janë aktive në këto vende, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe Paktin e Stabilitetit.
Takimi i zhvillon punimet në kohë vendimtare për procesin e integrimeve evropiane për të gjitha vendet e ftuara, të cilat, në nivele të ndryshme, janë të përfshira në aktivitet për Integrime Evropiane.
Qëllimi i konferencës është të eksplorojë se cilat veprime duhet bërë paralelisht me procesin e integrimeve, në mënyrë që vendet të krijojnë lidhje më të forta ekonomike për të ulur varfërinë dhe përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.
Gjate dy ditëve të konferencës në Athinë është paraparë që debati të përqendrohet në energjetikë, qeverisje, tregun e punës, emigracionin dhe transportin.
Rrjeti i parlamentareve për Bankën Botërore është themeluar ne vitin 2000 dhe aktualisht është i shtrirë në 110 vende të botës.