Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha u takua me shefin e Zyrës së Bullgarisë në Prishtinë, Nikollaj Kolev
, 28.09.2006
Rrjedhat aktuale të proceseve që zhvillohen në Kosovë ishin tema thelbësore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me shefin e Zyrës së Bullgarisë në Prishtinë, Nikollaj Kolev.
Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se dy vendet, si pjesë të Rajonit, angazhohen për stabilitet dhe liri të lëvizjes së qytetarëve.
Kryeparlamentari Berisha shprehu mendimin se statusi i ardhshëm i Kosovës , përkatësisht pavarësia e Kosovës, do të jetë në funksion të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në Rajon. Në këtë frymë Kosova është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet.
Gjatë takimit u bë fjalë edhe për vizitën që kryeparlamentari Berisha do të ketë së shpejti në Bullgari.