Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës

, 29.09.2006




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, nën kryesinë e zonjës Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhje të rregullt, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i Raportit në lidhje me monitorimin dhe implementimin e Ligjit të Shëndetësisë.

Në mbledhjen në fjalë, anëtarët e Komisionit, pas një debati gjithëpërfshirës lidhur me pikën kryesore të rendit të ditës, me disa ndryshime dhe plotësime, miratuan Raportin në lidhje me monitorimin dhe implementimin e Ligjit të Shëndetësisë.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës