Lajmet e fundit

Komisioni Legjislativ shqyrton çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve

, 29.09.2006




Komisioni Parlamentar për Çështje Gjyqësore Legjislacion dhe Kornizë Kushtetues, i kryesuar nga Hydajet Hyseni, kryetar i komisionit, ka pritur sot një ekip të ekspertëve nga SHBA – dhe OSBE-ja për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ka bashkëbiseduar me ta për gjendjen e gjyqësisë në Kosovë, me theks të veçantë mbrojtjen e dëshmitarëve.

Ekspertët nga SHBA-të dhe OSBE-ja, të cilët takuar përfaqësues të institucioneve që lidhen me drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë, kanë ardhur që të vlerësojnë nivelin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Ata do të hartojnë një raport për sigurinë e dëshmitarëve në Kosovë dhe do të japin rekomandimet se si të përmirësohet gjendja në këtë segment të gjyqësisë.

Nga takimi ka rezultuar se për të krijuar një sistem të mbrojtjes së dëshmitarëve nevojitet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe në polici. Ndërkaq është thënë se për të pasur sukses në mbrojtjen e dëshmitarëve, pos rregullativës ligjore nevojitet vendosmëria e qeverisë për ta luftuar krimin.

Anëtarët e Komisionit Legjislativ kanë spikatur se Kosova ka kapacitete për të vendosur sundimin e ligjit, por kanë theksuar se shumë kompetenca në lëmin e gjyqësisë janë të rezervuara dhe se ato shumë ngadalë po barten tek institucionet vendëse. Mu për shkak të kompetencave të rezervuara është bllokuar Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, kanë thënë deputetët këtij komisioni, të cilët kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve që ligji në fjalë të zhbllokohet.

Komisioni Legjislativ shqyrton çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve