Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti Princin Leka II Zogu
, 02.10.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot Princin Leka II me të cilin u bisedua për proceset nëpër të cilat po kalojnë aktualisht Kosova dhe Shqipëria. Në takim u fol edhe për integrimet fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve. Kryeparlamentari Berisha falënderoi Shqipërinë, e cila është bërë avokate e Kosovës në botë, dhe sidomos falënderoi familjen mbretërore Zogu për qasjen konstruktive ndaj Kosovës në këto çaste vendimtare kur po vendoset për fatin e saj. “Zoti e plotësoftë dëshirën e popullit të Kosovës ashtu siç dëshiron vetë populli i Kosovës”, ishte mesazhi që u transmetua nga familja mbretërore Zogu.