Lajmet e fundit
, 25.01.2006
Kryeparlamentari Daci priti kongresmenin Eliot Engel
Momentet e këtilla të rënda vetëm sa i kanë unifikuar shqiptarët. Dëshmohet uniteti institucional dhe qytetar ndaj Presidentit Rugova, simbolit të lirisë dhe të paqes. Pavarësia është opsion i vetëm, ajo duhet të jetë e plotë, ndaj nuk duron kurrfarë shtrëngesa
Detaje teknike për përcjelljen mediale të ceremonisë së varrimit
Përfaqësuesit e mediave, të cilët do ta përcjellin ceremoninë e varrimit të presidentit të ndjerë, Rugova, si dhe pajisjet e tyre teknike, duhet kontrollohen në UNMIK (QENDËR,), duke filluar në orën 7:00. Të akredituarit do të transportohen në mënyrë të organizuar.
Kryeparlamentari Daci priti delegacionin e Shqipërisë në krye me presidentin, Alfred Moisiu
Homazhet karakterizohen nga një dinjitet i lartë, të gjitha ceremonitë po kryhen me një qetësi të admirueshme edhe në këtë mot të ftohtë. Kosova po tregon faqe botës shkallë të lartë stabiliteti politik. Liria kombëtare nuk mund të ndahet, kombi është i lirë kur është i lirë në çdo pjesë të tij. Presidenti Rugova në Shqipëri do të...
Kryeparlamentari Daci priti udhëheqjen e partisë Socialiste të Shqipërisë
Energji e madhe brenda qytetarëve dhe institucioneve, e cila do t’u japë shtytje pozitive mbarë proceseve politike në Kosovë
Kryeparlamentari Daci priti princin Leka Zogu
Kryeparlamentari Daci priti ish-kryeadministratorin Shtajner
Dita e tretë e homazheve
Qytetarët e Kosovës, në numër të madh, vazhdojnë të presin në radhë të gjata, nëpër mot shumë të ftohtë, për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Presidentit Rugova në hollin e Kuvendit të Kosovës. Delegacione të shumta vendore dhe ndërkombëtare po bëjnë homazhe në nderim të jetës dhe figurës së Presidentit Rugova.
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion prej 50 vetash nga SHBA-të
Institucionet bashkë me qytetarët, në këto ditë të dhembjes së madhe, po tregojnë shkallë të lartë uniteti. Kemi obligim dhe përgjegjësi që të nxjerrim energjitë e fundit, për të realizuar amanetin e Presidentit Rugova për pavarësi të Kosovës
Akreditim special për për përcjellje të varrimit
Mediat duhet të paraqiten në Njësinë e Akreditimit të UNMIK-ut gjatë ditës së sotme (e mërkurë) më së voni deri në ora 20:00 për të marrë AKREDITIMIN SPECIAL. Ky Akreditim Special duhet të shoqërohet me një ID valide.
Kumtesë e Këshillit Ekzekutiv i Varrimit
Në ceremoninë zyrtare në sallën “1 Tetori” fjalë rasti do të mbajnë: PSSP Soren Jesen Petersen, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, dhe përfaqësuesi i familjes së Presidentit Rugova.