Lajmet e fundit
2006
- , 31.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti kryeministrin Çeku
Harmonizohen qëndrimet për punët e ekzekutivit dhe legjislativit të Kosovës. Përshpejtim i ritmit të miratimit të ligjeve. Puna e mirë e institucioneve reflektohet pozitivisht për statusin. Pikëpamje të njëjta dhe mbështetje reciproke.
- , 30.03.2006
Miratohet rendi i ditës për Seancën e 6 prillit
Do të shqyrtohen pesë projektligje. Do të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për emërimin e anëtarit në Komisionin ad hoc për media. Ka filluar auditimi i jashtëm për shpenzimet buxhetore të Kuvendit për vitin 2005. Kryeparlamentari Berisha zotohet se nuk do ta përdorë veturën e kontraktuar nga paraardhësi i tij. Kryesia nuk gjen...
- , 27.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefat e zyrave të Francës dhe të Bullgarisë
Impresionon fryma e re dhe dinamika e punës në Kuvendin e Kosovës. Deputetët serbë duhet të kthehen në Parlament. Kosova është e orientuar për fqinjësi të mirë dhe stabilitet në rajon. Është e mirëseardhur vizita e kryeparlamentarit Berisha dhe e anëtarëve të Kryesisë në Asamblenë Nacionale të Francës.
- , 27.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj
Mbështetje funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës dhe aktiviteteve të kryeparlamentarit Berisha në krye të legjislativit dhe në Grupin negociator për përcaktimin e statusit të vendit
- , 27.03.2006
Zgjedhjet komunale me lista të hapura
Forumi i Zgjedhjeve prezanton para Komisionit Legjislativ. Propozimrregulloren për zgjedhjet për kuvendet komunale. Parashihet stimulim përfaqësimi për minoritetet dhe gratë.
- , 27.03.2006
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
- , 24.03.2006
Berisha priti ambasadorin e Italisë në Beograd, Merola
Është biseduar për procesin negociator për përcaktimin e statusit të Kosovës, për të drejtat e minoriteteve, sidomos të atij serb dhe për ruajtjen e begatisë kulturore.
- , 23.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Wim Peeters
Ngjashmëri të shumta ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës që mund të shfrytëzohen për funksionimin dhe përparimin e vendit. Kosova synon pavarësinë e vendit dhe integrimet evropiane. Një Kosovë e zhvilluar ekonomikisht do të ishte më atraktive edhe për minoritetet.
- , 23.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Hungareze në Kosovë, Zoltan Imecs
Hungaria e interesuar për mbarëvajtjen e procesit negociator për përcaktimin e statusit të Kosovës. Mundësi të gjera për bashkëpunim ndërmjet të dy vendeve.
- , 23.03.2006
Kryeparlamentari Berisha ka pritur ushtruesin e Ombudspersonit
Ombudspersoni në një të ardhme jo të largët do të jetë Avokat i Popullit, me kompetenca të plota sikurse funksionon në shumë vende demokratike të botës.
- , 23.03.2006
U mbajt një konferencë nacionale me temë lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë
Kosova nga një vend transit i trafikimit të qenieve njerëzore, si ishte para lufte, tani është bërë vend destinomi. Kosova tashmë ka Planin e veprimit për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore që tashmë ka filluar të sendërtohet, të cilit iu dha mbështetje edhe në këtë konferencë
- , 22.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Greke në Kosovë, Nicolaos Kanellos
Greqia si anëtare e UE-së mund ta ndihmoj përcaktimin e statusit të Kosovës dhe procesin për anëtarësim në UE
- , 22.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti anëtarin e Bundestagut Gjerman, Walter Kolbow
Për një bashkëpunim gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Bundestagu Gjerman do të vazhdojë ta mbështesë Kuvendin e Kosovës. Kreu i Kuvendit kërkoi që Gjermania ta bëjë për Kosovën atë që e ka bërë për Kroacinë – t’ia njohë pavarësinë. Berisha është ftuar që ta vizitojë Gjermaninë.
- , 22.03.2006
KABINETI I KRYEPARLAMENTARIT BERISHA
Këshilltarë të kryeparlamentarit Berisha do të jenë: Ram Manaj, Elisabeth Wingstrom, But Dedaj dhe një këshilltar nga OSBE-ja. Shef i Kabinetit do të jetë Behxhet Haliti.
- , 21.03.2006
Berisha - homazhe në dymujorin e vdekjes së presidentit Rugova
Kreu i Kuvendi bën homazhe te varri i tij, duke e nderuar kujtimin për presidentin e ndjerë.
- , 21.03.2006
Seanca Plenare e 24 marsit u kushtohet bisedimeve për statusin e Kosovës
Për bisedimet e Vjenës do të raportojnë kryesuesit e delegacionit të Kosovës, Lutfi hairi dhe Hashim Thaçi. Lidhur me mënyrën e debatit në seancë, Kryesia do të konsultohet me shefat e grupeve parlamentare. Kryeparlamentari Berisha e ka njoftuar Kryesinë me përmbajtjen e letrës së kryeadministratorit Petersen për auditimin financiar të Kuvendit të...
- , 20.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti ambasadorin rus në Beograd, Aleksiev
Qeveria Ruse përkrah procesin e negociatave për përcaktimin e statusit të Kosovës Të ndikohet që deputetët serbë të kthehen në parlament Kuvendi do të jetë i hapur për bashkëpunim me parlamentin e Federatës Ruse
- , 20.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti PSSP-në, Petersen
Ndryshime fundamentale në kreun e institucioneve të vendit. Kuvendi të jetë shtëpi e demokracisë, në të cilën do të dëgjohet zëri i të gjitha bashkësive etnike dhe i të gjitha forcave politike. Punën e kryeadministratorit Petersen për procesin negociator, Berisha e ka quajtur pjesë të mirë të historisë së Kosovës.
- , 20.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë, Ann –Sofie Nilsson
Vlerësohet përvoja demokratike e Suedisë. Gatishmëri për ndihmë Kosovës edhe për integrime evropiane.
- , 20.03.2006
Berisha priti shefin e USAID-it në Kosovë, Jamashita
USAID-i vazhdon mbështetjen e Kuvendit të Kosovës. Vullnet për partneritet të dobishëm. Një këshilltare e paguar e USAID-it për Kuvendin.
- , 20.03.2006
Bordi i Grupit jo Formal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës u takua me z. Soren Josen Petersen
- , 20.03.2006
Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar debatoi për bisedimet e Vjenës
Zëvendëskryeministri Lutfi Hairi raportoi për raundin e parë të bisedimeve dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të anëtarëve të Komisionit. Delegacioni i Kosovës trajtohet në mënyrë të barabartë dhe është unik në qëndrime. Nuk do të ketë nivel të tretë të pushtetit politik në Kosovë. Botimi nëpër gazeta i dokumenteve konfedenciale të...
- , 17.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Gjermane në Kosovë, Eugen Wollfarth
Gjermania mirëpret ndërrimet në Kuvend dhe në institucionet tjera të Kosovës. Interes për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Berisha ka thënë se do të angazhohet për përshpejtimin e aktivitetit ligjvënës dhe për përmirësimin e kushteve për punë të deputetëve
- , 17.03.2006
Kryeparlamentarit Kolë Berisha i arrijnë telegrame urimi
- , 16.03.2006
Nga punimet e Seancës Plenare
Deputetët miratuan dy ligje dhe shqyrtuan për herë të parë tri projektligje. U zgjodhën katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Seanca ka vendosur që më 24 mars të raportohet për bisedimet e Vjenës dhe të debatohet për procesin negociator për përcaktimin e statusit të vendit.
- , 15.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti koordinatorin e Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek
Pakti i Stabilitetit i interesuar për demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të Kosovës. Të thellohet bashkëpunimi me parlamentet e vendeve evropiane. Busek shprehet i gatshëm për të dhënë sqarime edhe para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
- , 15.03.2006
Berisha ka pritur edhe kreun e PDK-së
Interes për bashkëpunim të ndërsjellë në funksion të demokratizimit të raporteve dhe realizimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës.
- , 15.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti komandantin e TMK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi
Forcë e cila pas pavarësisë së vendit do të jetë Ushtri e Kosovës. TMK-ja do të vazhdojë rrugën e ngritjes dhe të profesionalizimit të përhershëm në funksion të sigurisë së vendit. Kryeparlamentari Berisha planifikon që shumë shpejt ta vizitojë Komandën e TMK-së dhe ta përgëzojë komandantin e ri të saj.
- , 15.03.2006
Mbledhje e Komisionit Parlamentar për Gatishmëri dhe Emergjencë
- , 14.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Misionit të Shqipërisë në Kosovë, Bujar Muharremi
Diplomati shqiptar sjell kreut të ri të Kuvendit të Kosovës urimet e presidentit Moisiu, të kryeministrit Berisha dhe të kryepaplamentares Topalli. Pajtim i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, sidomos ndërmjet të dy parlamenteve. Shqipëria do të vazhdoj ta ketë çështjen e Kosovës...
- , 14.03.2006
Kryesia e Kuvendit përcakton rendin e ditës për tri seanca plenare
Në seancën e 16 marsit do të shqyrtohen pesë projektligje dhe rekomandimi i Komisionit legjislativ për anëtarët e KGJK-së. Më 24 mars do të raportohet për bisedimet e Vjenës dhe do të debatohet për procesin negociator. Në seancën e fillim prillit do të debatohet për implementimin e standardeve dhe për privatizimin.
- , 14.03.2006
Mbledhje e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
- , 14.03.2006
Mbledhje e Komisionit Parlamentar për Arsim
- , 13.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Amerikane në Kosovë, Phillip Goldberg
Mbështetje e Zyrës Amerikane për kreun e legjislativit të vendit dhe për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova. Kreu i ri i Kuvendit, Berisha, premton se do të jetë i sinqertë dhe bashkëpunues me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me SHBA-të.
- , 10.03.2006
Deputetët miratojnë ndryshime në kreun e Kuvendit dhe votojnë Qeverinë e re të Kosovës
Kolë Berisha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Sabri Hamiti u zgjodh anëtar i Kryesisë. Me shumicë votash zgjedhet Qeveri Çeku.
- , 09.03.2006
Të premten votohet për Qeverinë Çeku
Pos kryeministrit dhe Qeverisë do të zgjedhen gjithashtu dy anëtarë të Kryesisë nga radhët e LDK-së dhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.
- , 08.03.2006
Takim i kryetarit të Kuvendit me një delegacion nga Kryesia e LDK-së në Viti
- , 07.03.2006
Komisioni Legjislativ viziton Burgun e Dubravës
- , 07.03.2006
Nga mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Kërkesë e disa grupeve për seancë të jashtëzakonshme. Kuvendi do të mblidhet të premten, nëse në ndërkohë arrin lista e Kabinetit qeveritar të kandidatit të nominuar për kryeministër, Agim Çeku. Në të njëjtën seancë do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë nga radhët e LDK-së. Në funksion të...
- , 07.03.2006
Dëgjim publik lidhur me Projektligjin mbi shpronësimin me interes Publik
Projektligji ka gjithsej 11 kapituj dhe është hartuar në përputhje me standardet evropiane
- , 06.03.2006
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të Forumit te Rinisë së LDK
Unë gjithmonë do të jem me ju kudo që gjendem, ndërsa është shumë e rëndësishme kjo përkrahje morale që po ma jepni, e cila dëshmon se të gjithë ne jemi në rrugë të drejtë, tha kryeparlamentari Daci
- , 06.03.2006
Komisioni Legjislativ hamendet për kandidatët e KGJK-së
Qëndrime kontradiktore për instrumentalizimin e disa gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit. Komisioni shqyrtoi bazën juridike të tre projektligjeve
- , 03.03.2006
Një delegacion i Grave Deputete të Kosovës vizitojnë Zvicrën
Deputetet janë ftuar nga ministrja e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Micheline Calmy – Rey
- , 02.03.2006
Shqyrtim publik i Projektligjit për Operën, Baletin dhe Filarmoninë e Kosovës
Projektligji i përmendur, ndonëse e ka bazën e mirë, ai në fazën e mëtejme të shqyrtimit dhe të paraqitjes së amendamenteve dhe të sugjerimeve është e nevojshme që ende të përpunohet, të sqarohet dhe të plotësohet
- , 02.03.2006
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
Vërehen zhvillime inkurajuese në dhënien e pasqyrave financiare
- , 01.03.2006
Komisioni Parlamentar për Gatishmëri dhe Emergjencë vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës
- , 01.03.2006
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Ambient dhe Planifikim hapësinor të Kuvendit të Kosovës
- , 01.03.2006
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa