Lajmet e fundit
, 23.03.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Wim Peeters
Ngjashmëri të shumta ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës që mund të shfrytëzohen për funksionimin dhe përparimin e vendit. Kosova synon pavarësinë e vendit dhe integrimet evropiane. Një Kosovë e zhvilluar ekonomikisht do të ishte më atraktive edhe për minoritetet.
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Hungareze në Kosovë, Zoltan Imecs
Hungaria e interesuar për mbarëvajtjen e procesit negociator për përcaktimin e statusit të Kosovës. Mundësi të gjera për bashkëpunim ndërmjet të dy vendeve.
Kryeparlamentari Berisha ka pritur ushtruesin e Ombudspersonit
Ombudspersoni në një të ardhme jo të largët do të jetë Avokat i Popullit, me kompetenca të plota sikurse funksionon në shumë vende demokratike të botës.
U mbajt një konferencë nacionale me temë lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë
Kosova nga një vend transit i trafikimit të qenieve njerëzore, si ishte para lufte, tani është bërë vend destinomi. Kosova tashmë ka Planin e veprimit për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore që tashmë ka filluar të sendërtohet, të cilit iu dha mbështetje edhe në këtë konferencë